Tottenham konfirmon goditjen e rëndë

15 Janar 2019
18:23
back button

Harry Kane do të qëndrojë larg fushave deri në fillim të marsit pasi ka dëmtuar ligamentet e kaviljes të dielën në humbjen ndaj Manchester United. 

Sulmuesi anglez, megjithëse ishte në fushë përgjatë 90 minutave në Wembley, u pa duke çaluar teksa po kthehej në dhomat e zhveshjes. 

Trajneri Maurizio Pochettino ishte tepër i shqetësuar në intervistën pas ndeshjes, por tha se në fillim duhet të bëheshin testet e nevojshme.

Tashmë ka ardhur zyrtarizimi dhe kapiteni i përfaqësueses angleze do të mungojë për rreth dy muaj, më shumë sesa ishte parashikuar. 

Ky është një lajm i tmerrshëm për trajnerin Pochettino, i cili me largimin e Son në Kupën e Azisë ka mbetur pa sulmues.

I vetmi që mund të aktivizohet në qendër të ofensivës është 33-vjeçari Fernando Llorente, i cili nuk jep shumë siguri. 

Që pas ardhjes së Pochettino-s në stolin e Tottenham, Kane ka shënuar 116 gola në Premier League, 36% të 333 golat e shënuar gjithësej. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit