Polemikat për arbitrimin e Simon Hooper dhe ekipit të tij arbitrar në ndeshjen mes Tottenham dhe Liverpool fundjavën e kaluar nuk tregojnë asnjë shenjë zbutjeje.
Mbrëmë pati një deklaratë nga Reds, të cilët shprehën publikisht zhgënjimin e tyre për anashkalimet e bujshme pavarësisht ndihmës së VAR.
Alexis Mac Allister ishte një nga lojtarët më aktivë pas ndeshjes në rrjetet sociale dhe një koment mund t’i kushtojë shtrenjtë. Argjentinasi kishte shkruar “Normal me 12 lojtarë”, duke iu përgjigjur një postimi të bashkatdhetarit të tij Romero që festoi fitoren e londinezëve;
Pavarësisht heqjes së menjëhershme të frazës fyese, FA do të ishte gati të ndëshkonte ish-lojtarin e Brighton me gjobe por ndoshta jo deri ne masen ekstreme me skualifikim.