Tottenham mbetet jashtë “Conference League”, e humbet ndeshjen 3-0 në tavolinë

20 Dhjetor 2021
11:46
Alfred Lleshi
back button

Tani është zyrtare, Tottenhami i Contes është jashtë “Conferenca League”. Këtë e ka konfirmuar UEFA me një deklaratë, duke i caktuar “Spurs” humbjen 3-0 në tavolinë ndaj Rennes, për shkak të pamundësisë për ta luajtur ndeshjen. Ky ballafaqim u shty për shkak të disa rasteve të Covid-19, të regjistruara mes lojtarëve të Tottenham. Data e rikuperimit të ndeshjes fillimisht u caktua për më 9 dhjetor. Në fund, megjithatë, u bë i pamundur rikuperimi i ndeshjes.

Kjo është komunikata për shtyp që i dha fund kësaj çështjeje: “Pas disa rasteve pozitive me Covid-19, të identifikuara nga lojtarët dhe stafi i Tottenham Hotspur FC, ndeshja e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës së Evropës 2021-2022 (“UECL”) midis Tottenham Hotspur FC dhe Stade Rennais FC, në program për 9 dhjetor 2021 në Londër, u bë e pamundur për t’u luajtur.

Çështja iu referua Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s për një vendim që duhej marrë në përputhje me aneksin J të Rregulloreve të Ligës së Konferencës së UEFA-s në Evropë (sezoni 2021-2022). Në bazë të nenit 30 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s dhe duke pasur parasysh rrethanat urgjente të çështjes, kryetari “ad hoc” i Organit Mbikëqyrës, Etikës dhe Disiplinës ia referoi çështjen Organit të Apelimit.

Presidenti i Apelit të UEFA-s mori vendimin e mëposhtëm:
– Akordon fitoren 3-0 në tavolinë të ndeshjes së fazës së grupeve të Ligës së Konferencës së Evropës 2021/22 midis Tottenham Hotspur FC dhe Stade Rennais FC, e planifikuar fillimisht për 9 dhjetor 2021, por e anuluar nga Tottenham Hotspur FC. Fitorja shkon për Rennes në përputhje me aneksin J.3.1 të Rregullores së Ligës së Konferencës (sezoni 2021/22)”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit