Tottenham merr kreun e Premier me Son, Bamford shpëton Leeds-in në fund (Video)

29 Gusht 2021
16:53
Denis Hakanaj
back button

Tottenham ka mposhtur 1-0 Watford-in në javën e tretë të Premier League dhe ka marrë kreun e Premier League me pikë të plota.

Sfida është vendosur nga një gol në minutën e 42-të të pjesës së parë të shënuar nga Son.

Koreano-jugori ka realizuar me goditje dënimi, duke përfituar edhe nga një pakujdesi e portierit kundërshtar.

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja tjetër e Premier League, e luajtur me Burnley dhe Leeds.

Wood ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 61-të, ndërsa skuadra e Bielsa-s ka barazyar në të 86-ën me Bamford.

Goli i Wood ka qenë i 30.000-ti i shënuar në historinë e Premier League.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit