Premier League

Tottenham, nuk falen hapa fals ndaj Cardiff

Tottenham i vendit të katërt do të presë Cardiff që është ende pa fitore, në sfidën që do të luhet në “Wembley” për javën e tetë të Premier League.

Dy fitore radhazi e kanë rikthyer Tottenham mes katër ekipeve më të mira të kampionatit, çka është edhe objektivi i ekipit londinez, ndërsa Cariff ndodhet në fund të klasifikimit.

Të besuarit e Pochettino morën në leksion të mirë në mesjavë, ku u mposhtën 4-2 në Champions League nga Barcelona dhe kjo sfidë tregoi një trend të rri të rrezikshëm për këtë ekip.

Në 53 ndeshje të luajtura në të gjitha veprimtaritë gjatë sezonit të kaluar ata humbën vetëm 11 (20%), ndërsa sivjet kanë humbur katër nga dhjetë ndeshjet e fundit (40%).

Gjithsesi, Tottenham mund të bazohet te faktori fushë ku ka fituar tetë ndeshjet e fundit, duke shënuar dy ose më shumë gola në gjashtë prej tyre dhe gjithashtu duke mbyllur gjatë ndeshje pa pësuar gol.

Nga ana tjetër, Cardiff është ekipi që ka shënuar më pak gola në këtë edicion të Premier League, vetëm katër, aq sa ka shënuar Harry kane në tre ndeshjet e fundit.

Gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Tottenham në Premier kanë prodhuar më shumë se tre gola.

Më shumë nga Premier League