Tottenham parakalon Arsenal-in, Kane i dhuron fitoren ndaj Burnley-t (Pamjet)

15 Maj 2022
15:01
Denis Hakanaj

Tottenham ka marrë fitoren e radhës në Premier League pasi ka mundur 1-0 Burnley-n në javën e 37-të të kampionatit anglez.

Me tri pikët e marra sot, skuadra e Antonio Conte-s ka parakaluar Arsenal-in në renditje dhe është ngjitur në vendin e katërt të renditjes.

TOTTENHAM-BURNLEY VIDEO

Sfida e luajtur në Tottenham Hotspur Stadium është vendosur në fundin e pjesës së parë nga Harry Kane, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë.

Spurs tani do të shpresojnë te një dhuratë nga Neëcastle, që do të presë nesër në mbrëmje në shtëpi Arsenal-in e Mikel Arteta-s.

Tottenham mban vendin e katërt në renditje aktualisht me 68 pikë, ndërsa Topçinjtë ndodhen në vendin e pestë me 66 pikë dhe një ndeshje më pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit