Tottenham paraqet ofertën e parë për sulmuesin e Real, Perez lëkundet

16 Korrik 2019
9:43
Telesport
back button

Skuadra e Tottenham është gati të paguajë 60 milionë euro për të rimarrë sulmuesin uellsian Gareth Bale, që aktualisht luan me Real Madrid. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Marca”.

E ardhmja e sulmuesit 29-vjeçar është larg “Bernabeu”, pasi trajneri Zinedine Zidane nuk e konsideron më pjesë të skuadrës. Për këtë arsye, ai po mendon të rikthehet në Premier League.

Gareth Bale me Spurs

Në vitet 2007-2013, Bale ka luajtur pikërisht me Spurs (203 ndeshje dhe 55 gola) para se të transferohej te Real Madrid për shumën e 100 milionë eurove. Gjithsesi, vlera e tij tani ka rënë ndjeshëm.

Ende nuk ka një përgjigje nga skuadra e Real Madrid për Gareth Bale, nëse do ta lërë të lirë lojtarin për këtë ashumë apo jo. Presidenti Florentino Perez ka kërkuar rreth 90 milionë euro, ndaj diferenca është ende e madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit