Tottenham, për të bindur Conte-n duhen gjashtë lojtarë

24 Maj 2022
17:06
Denis Hakanaj
back button

Antonio Conte dhe Tottenham kanë siguruar vendin e katërt në Premier League dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Champions League.

Një objektiv që dukej me të vërtetë i vështirë për t’u arritur në fillimin e sezonit, por që në fund, falë punës së madhe të skuadrës dhe trajnerit është arritur.

Kualifikim në Champions League dhe festë e madhe, por edhe dëshira për t’i dhënë vazhdimësi sezonin e ardhshëm një rrugëtimi në rritje që mund ta çojë skuadrën të arrijë fitore dhe trofe.

Në këtë këndvështrim, siç ka bërë të ditur Telegraph, trajneri italian duket se i ka kërkuar garanci pronarëve të klubit.

Në fakt, për të qëndruar te Spurs, Conte duket se ka kërkuar garancinë që të bëhen të paktën 6 blerje të rëndësishme për të përmirësuar skuadrën.

Është akoma e vështirë të përmenden emrat e futbollistëve që do të ishin të përshtatshëm për klubin e Londrës, por një hap i parë për të programuar merkaton do të bëhet nga ai dhe Paratici këtë javë. Të shohim se cilat do të jenë kërkesat e trajnerit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit