Tottenham përforcon mbrojtjen, 40 milionë euro për 24-vjeçarin holandez

9 Qershor 2019
13:37
Telesport
back button

Skuadra e Tottenham, e përfshirë nga zërat se do të ketë disa ndryshime rrënjësore në repartin e mbrojtjes, ka nisur manovrat e para në merkato. Sipas “The Sun”, nënkampionët e Europës kanë shënjestruar mbrojtësin e Bournemouth, Nathan Ake (87 ndeshje e 8 gola me kuqezinjtë)

Holandezi ka një kontratë deri në vitin 2022 me Bournemouth, por mund të largohet për shumën e 30-35 milionëve eurove. Për 24-vjeçarin, që prej disa sezonesh luan në Premier League dhe ka bërë për vete mjaft skuadra big, ka kërkesa nga disa ekipe të mëdha.

Ndaj, Tottenham është gati të paguajë 40 milionë euro për të evituar konkurrencën dhe për të siguruar shërbimet e mbrojtësit holandez. Një blerje që do të përforconte ndjeshëm skuadrën e Tottenham, një mbrojtës që shënon 3-4 gola çdo sezon, që në Premier ka luajtur edhe me Chelsea e Watford.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit