Tottenham ringrihet në renditje! Fitore me “aromë franceze” jashtë fushe (VIDEO)

17 Janar 2021
17:05
Eraldo Harlicaj
back button

Tottenham ka siguruar një fitore me shumë vlera për renditjen e kampionatit duke mundur me rezultatin 3-1 skuadrën e Sheffiled United, që është në krizë totale rezultatesh dhe një ecuri katastrofë.

Pas dy golavë në pjesën e parë me Aurier dhe Harry Kane, në pjesën e dytë, vendasit reagojnë dhe gjejnë golin e 1-2, por menjëherë (3 minuta më vonë) do të vijë perla nga Ndombele, me një parabolë fantastike.

Djemtë e Mourinhos menaxhojnë deri në fund rezultatin dhe arrijnë të sigurojnë tre pikë që i ngjisin momentalisht në vend të katërt në renditjen e Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit