Tottenham-Liverpool, nuk është vetëm luftë për Champions

13 Maj 2019
18:22

Vetëm 22 vjeç por që tani ka shënuar 30 gola në La Liga me fanellën e Celta Vigo. Maxi Gomez është një prej talenteve uruguaian që po ndriçon dhe shumë klube të Premier League janë befasuar nga performanca e tij. Aq sa që në korrik aim und të ndryshojë fanellë.

I pari që e tentoi ishte West Ham, që në merkaton e janarit. Ndërkohë, për merkaton e verës, ekziston që tani interesi i fuqishëm i Tottenham, që duhet të bëjë kujdes konkurencës së rivalit të rrezikshëm, Liverpool. 

Pikërisht ndaj “Të Kuqve”, skuadra e Pochettinos do të diskutojë jo vetëm finalen e Champions League, por gjithashtu edhe merkaton për Maxi Gomez, klauzola e transferimit të të cilit është fiksuar në shumën e 50 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit