Totti dhe “flaka e re” nuk fshihen më, dalin fotot e para së bashku

4 Tetor 2022
15:41
Alfred Lleshi

Francesco Totti dhe e dashura e tij e re Noemi Bocchi nuk fshihen më. E përjavshmja “Diva e Donna” ka publikuar fotot e ish-futbollistit dhe stilistes së luleve për herë të parë së bashku.

Në prag të asaj që premton të jetë një betejë ligjore e pandalshme për divorcin nga Ilary Blasi, ish-kapiteni i Romës u shfaq me 34-vjeçaren në restorantin “L’isola del pescatore” në Santa Severa.

Ky është pikërisht vendi ku i kishte kërkuar Blasit të martohej me të në fillim të viteve 2000. Aty u zhvillua festa surprizë për 46-vjetorin e kampionit të botës me Italinë më 2006.

Prezente ishte edhe Noemi, miqtë më të afërt dhe fëmijët Cristian, Chanel e Isabel, të cilët tashmë janë takuar me partneren e re të babait.

Pas zyrtarizimit të divorcit me dy njoftime të ndryshme për shtyp, korrikun e kaluar, situata mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi nuk është më e mira. Marrëdhëniet mes ish-bashkëshortëve janë të ftohta, të largëta.

Sigurisht këtu nuk ka ndihmuar për mirë intervista e “Pupone” për “Corriere della Sera”, në të cilën ai akuzoi prezantuesen e Mediaset se i kishte vjedhur ora Rolex të çmuara dhe e kishte tradhtuar e para. Për momentin, ende nuk është gjetur një marrëveshje për ndarjen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit