Totti dhe Noemi, një ditë pushimi ndryshe për çiftin. Banja dielli në ballkon dhe më shumë…

1 Qershor 2023
9:00
Alfred Lleshi
back button

Historia e dashurisë mes Francesco Totti dhe Noemi Bocchi po vazhdon me shpejtësi. Një vit pas ndarjes së ish-futbollistit nga tashmë ish-bashkëshortja Ilary Blasi, marrëdhënia mes të dyve është më e fortë dhe më solide se kurrë.

Çifti, të cilët jetojnë së bashku në një apartament në veri të Romës që nga vjeshta e kaluar, u kapën nga paparacët e “Chi”, teksa bënin banjë dielli në ballkon, me këmbët e tyre të mbështetura në parmakë. Njëri pranë tjetrit, në një të diel “normale” kushtuar diellit dhe intimitetit.

Totti dhe Noemi u fotografuan më vonë ndërsa, duke hipur në një skuter, shkonin në supermarketin më të afërt për të bërë pazarin. Ndërkohë, beteja ligjore mes Tottit dhe Ilary vazhdon. Të dy së ​​fundmi janë përplasur mbi “Longaria”, shkollën e futbollit të ish-kapitenit të Romës, e cila vitet e fundit drejtohej nga të afërm të prezantueses së “L’Isola dei Famosi”.

Më 30 qershor, familja Blasi, pas vendimit të gjyqtarit, do të duhet të largohet nga objekti, por ditët e fundit në objekt janë vendosur kyçe, të cilët i kanë penguar fëmijët dhe të rinjtë, të cilët tashmë kishin paguar tarifën vjetore, të stërviten. Për këtë arsye, në orët e fundit, Riccardo Totti, që përfaqëson vëllain e tij Francesco, ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Publike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit