“Totti e nisi serialin për veten e tij, por ma dedikoi mua. Më bëri shumë të njohur”

18 Gusht 2022
8:55
Alfred Lleshi
back button

Vitet e fundit, Spalletti është sulmuar me etiketën e trajnerit kundër kapitenëve. Një teori që e hedh poshtë fuqishëm: “Më shqetëson kur thonë se kam bërë që Totti dhe Icardi të largohen, kjo nuk është e vërtetë.

Totti përfundoi kur të gjithë e dinin se unë do të largohesha në fund të vitit, ata mund ta mbanin atë. Icardi nuk u largua me mua, por me Conte. Insigne bëra gjithçka për ta mbajtur, por tashmë e kishte bërë këtë zgjedhje me familjen e tij”.

Lidhur me Tottin, Spalletti shton duke cituar serialin e njohur televiziv: “Totti ishte themelor për mua, i kam të gjitha fanellat e tij. Për mua është e qartë se çfarë ka ndodhur. Pastaj, nëse i ndryshon gjërat, është e qartë që del një mesazh i pasaktë. Në atë skuadër kishte lojtarë të rëndësishëm si Keita, Maicon, Strootman, De Rossi.

Nëse nuk do të kisha bërë gjënë e duhur do të ishte e vështirë të ndiqesha nag lojtarët. Nëse do të kisha bërë një gabim do të ishte e pamundur ta mbyllnim në vendin e dytë të renditjes. Është e qartë se më vjen keq për çfarë aludohet, por kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të. E kam parë serialin e tij për një kohë, kam dëgjuar për të.

Ajo që më duket e gabuar është se ai ishte i kënaqur të bënte serialin për veten e tij, por në vend të kësaj e bëri për mua, më bëri shumë të njohur. Janë disa skena që po të më kishin pyetur do t’ia kisha dhënë me kënaqësi, pastaj me siguri do të kishte marrë një shpërthim vlerësimesh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit