“Totti është penduar që foli për tradhtitë e ish-gruas, tani kërkon dialog me Ilary Blasi”

23 Shtator 2022
9:30
Alfred Lleshi
back button

Nuk ndalen thashethemet për ndarjen mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. E përjavshmja “Oggi” zbulon “serinë” më të fundit të “telenovelës” që ka pushtuar italianët.

Duket se kapiteni legjendar verdhekuq u pendua për intervistën që dha në “Corriere della Sera”, në të cilën foli për tradhtitë e dyshuara të gruas së tij dhe Rolex-in e vjedhur. Tashmë, ai po bën gjithçka që është e mundur për të dialoguar me prezantuesen e njohur televizive të Mediaset.

Dialog që nuk ekziston prej muajsh, marrëdhëniet mes të dyve kanë qenë shumë të tensionuara. Megjithatë, Totti ëndërron për një ndarje paqësore dhe konsensuale, veçanërisht për hir të tre fëmijëve Cristian, Chanel dhe Isabel. Ai do të bënte gjithçka për ta zgjidhur çështjen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nga ana e saj, Ilary Blasi, tashmë e përpiktë si një orë zvicerane, është rikthyer për të ndarë disa momente të jetës së saj të përditshme me më shumë se dy milionë ndjekësit në rrjetet sociale. Ish-zonja Totti shfaqet rrezatuese dhe e pakujdesshme ndaj thashethemeve të nxitura edhe nga deklaratat e ish-kapitenit të Romës gjatë një interviste të fundit me “Corriere della Sera” (ku foli për tradhti të supozuara, inate reciproke etj).

Që kur u njoftua zyrtarisht ndarja mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi, kjo e fundit është shfaqur gjithmonë në shoqërinë e miqve dhe të afërmve. Siç është dokumentuar edhe në rrjetet e saj sociale, prezantuesja e “Isola dei Famosi” i kalon ditët në emër të thjeshtësisë, duke paraprirë aktivitete kulturore dhe rekreative. Mbrëmjet e Ilary karakterizohen edhe nga normaliteti i shtëpisë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit