Totti i sigurtë: Me Mourinho në stol është më e lehtë të fitosh finale të tilla

29 Maj 2023
15:33
Telesport
back button

Francesco Totti, legjenda e Romës, ka përgëzuar skuadrën dhe trajnerin Jose Mourinho për daljen për të dytin vit radhazi në një finale të Kupave të Europës. Pas disa ditësh, verdhekuqtë do të përballen me Seviljen në finalen e Europa League.

Totti që vjet ishte në Tiranë e shijoi nga afër triumfin në Conference League, këtë vit shpreson të festojë një tjetër trofe. “Ishte një emocion shumë i bukur të shihje Romën në finale si tifoz i këtij ekipi. Të arrish dy finale radhazi në Europë është një ndjesi e papërshkueshme, pasi është hera e parë që ndodh në kaq shumë vite”, tha Totti.

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për Romën, por në fushë mund të ndodhë gjithçka. Me Mourinho në stol kemi këtë mundësi të artë për të fituar, pasi është një trajner që ka shumë përvojë në të tilla finale”, u shpreh Totti.

Jam i sigurt se Roma do të dijë ta përballojë këtë sfidë në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi me Jose Mourinho në stol është më e lehtë për të fituar”, tha Francesco Totti, legjenda e skuadrës së Romës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit