Totti, Ilary dhe Noemi, bashkë në stadium për debutimin e Cristian. Gjithçka e “acartë”, asnjë kontakt mes tyre

19 Shtator 2023
11:33
Alfred Lleshi
back button

Francesco Totti dhe Ilary Blasi u takuan sërish, një vit pasi njoftuan ndarjen e tyre për herë të parë. Ata ishin në të njëjtin event publik. Rasti ishte debutimi i djalit të tyre, Cristian, me të rinjtë e Frosinone kundër Romës. Kishte ngrica të mëdha mes të dyve, asnjë përshëndetje dhe asnjë kontakt.

Ish-kapiteni verdhekuq ishte në stadium së bashku me partneren e tij Noemi Bocchi, me miken e saj Elisa Barbieri dhe bashkëshortin Giancarlo Pantano. Nga ana tjetër ish-prezantuesja e “Ishullit të të Famshmëve” së bashku me Melissa, e fejuara e djalit të madh.

Asnjë shikim dhe asnjë përshëndetje mes të dyve. Totti qëndroi në zonën e tribunës së rezervuar për të afërmit e lojtarëve, Ilary e inkurajoi Cristian disa metra më përpara, së bashku me prindërit e saj Roberto dhe Daniela.

Ish-çifti nuk janë takuar as në parking, pasi kanë mbërritur aty nga dy hyrje të ndryshme, duke parkuar në dy vende të ndryshme. E vetmja gjë që kanë ende të përbashkët është dashuria për djalin e tyre Cristian dhe emocioni kur e panë të futej në fushë në minutën e 88-të për debutimin e tij me Frosinone.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit