Totti, kompanitë e basteve besojnë te “goli” i katërt

9 Gusht 2020
13:02
Denis Hakanaj
back button

Tridhjetë vite me Roma-n dhe gjysmën e tyre të kaluar në krah të Ilary Blasi-t.

Francesco Totti ka festuar pak kohë më par përvjetorin e martesës me gjysmën e tij më të mirë. Nëse historia e parë e dashurisë (ajo me verdhekuqtë) ka mbaruar, lidhja mes ish-kapitenit të Roma-s dhe drejtueses së bukur televizive vazhdon për bukuri.

Këtë e konfirmojnë edhe vetë dy të dashuruarit nëpërmjet profileve të tyre sociale, duke ndarë disa fotografi të mbrëmjes së kaluar në restorant, me një tortë me mesazh special: “6 unica”.

Francesco Totti, per Ilary Blasi "6 unico" - lookdavip

Fraza që Francesco i dedikoi Ilary pas golit në derbin e 2002-shit. Pikërisht në lidhje me këtë, analistët e basteve të Stanleybet.it mendojnë se shumë shpejt çifti mund ta zgjerojë përsëri familjen.

Pas Christian (lindur në 2005-ës), i cili po kërkon të ndjekë gjurmët e babait, Chanel (lindur në 2007-ën) dhe Isabel (2016), kompanitë e basteve, sipas Agipronews, e kuotojnë me 2.75 mundësinë e lindjes së fëmijës së katërt për Totti dhe Ilary, brenda 31 dhjetorit të 2021-shit.

Nuk ka rëndësi seksi i fëmijës, duke parë se opsioni “mashkull” dhe ai “femër” kanë të dy koeficientin 1.85.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit