Totti: Lazio nuk ekziston. Për Romën kundërshtova edhe gruan, refuzova Realin

19 Maj 2020
16:01
Alfred Lleshi
back button

“Roma është një ëndërr, që e kam mbajtur gjithmonë afër. Unë i thashë jo Realit, edhe pse Ilary (gruaja) më shtyu të shkoja atje”. Kështu është shprehur ndër të tjera Francesco Totti për revistën spanjolle “Libero”. Aty diskutoi për shumë tema, një mbi të gjitha për lamtumirën e tij nga Roma dhe marrëdhëniet me ish-drejtorin sportiv verdhekuq, Monchi:

Roma apo Lazio? Ju nuk keni pse të më pyesni. Roma është Romë për mua. Lazio nuk ekziston. Nuk mund të krahasohen. Kjo nuk do të thotë që unë po flas keq për ta. Për mua, Roma është unike, ashtu si fansat e saj. Ata janë pasionantë, sentimentalë, japin gjithçka për fanellën. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i Romës. E kisha ëndërr ta vishja atë fanellë, numrin 10, të mbaja shiritin e kapitenit. Sapo arrita ta realizoja këtë ëndërr, e mbajta fort. Unë isha më me fat se shumë të tjerë. Roma për mua është qyteti më i bukur në botë. Deti, malet, dielli, miqtë, të afërmit. Për mua është një qytet, që nuk do ta ndryshoja me askënd tjetër në botë.

Monchi? Kemi pasur një marrëdhënie me ulje dhe ngritje. Unë kurrë nuk u ndjeva i rëndësishëm në projektin e tij. Ai është një person besnik, i sinqertë, shumë profesional për mua. Ardhja e tij nuk ishte e lehtë. Ai kaloi nëpër Seville, ku mbeti për 30 vite. Mbërriti te Roma, ku të gjithë prisnin më të mirën. Ai erdhi në një moment të veçantë të menaxhimit amerikan të klubit, mendoj se ishte rekomanduar keq. Nuk mbajti rreth vetes njerëzit, që me të vërtetë donin ta linin të bënte punën e tij. E rrethoi veten me egoizëm”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit