Totti: “Panenka” tani është bërë një gjest banal, Zidanen e kam admiruar

19 Maj 2020
16:45
Alfred Lleshi

Totti ka shënuar edhe “Panenka”, ose siç njihet ndryshe “goli lugë”. Në këtë pikë të intervistës, ai shton: “Sergio Ramos ka cilësinë për ta bërë atë. Ai i godet penalltitë shumë mirë. Është një lojtar i shkëlqyeshëm. Por, e vërteta është se sot “penalltia lugë” është shndërruar në një gjest banal, është bërë sikur të ishte një gjë normale. “Panenka” ime në Kampionatin Europian kundër Hollandës ishte spontane.

Ka lindur nga një shaka në stërvitje. Ishte një gjest, që gjithnjë më vinte instinktivisht, por nuk doja të mos respektoja askënd. Kur luaja, mendoja për ata që kishin paguar biletën, doja t’i argëtoja. Kur pashë Zidane ose Ronaldo të bënin gjëra të tilla të caktuara, u identifikova me ta. Kjo është arsyeja pse i kam pëlqyer aq shumë.

Zidane? Unë mendoj se është një nga pesë lojtarët më të mirë në të gjithë botën, që i ka mrekulluar fansate vet dhe të futbollit. Ai ishte i plotë, elegant, bëri atë që donte. Kishte një kokë, këmbë dhe shpirt ndryshe nga të tjerët. Unë e shikova atë dhe e admirova si futbollist”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit