Totti tregon dy kulmet e karrierës dhe frikën më të madhe si futbollist

26 Mars 2020
11:01
Alfred Lleshi
back button

Në kohën e karantinës, ka hapësirë për intervista nga shtëpia. Një mysafir i largët për “DAZN Calling” ishte Francesco Totti, i ndarë midis kujtimeve familjare dhe të futbollit. Flamuri i Romës, në bisedën me Diletta Leotta, tregon se si po e kalon kohën këto ditë emergjence të “Coronavirus” dhe rihap albumin e kujtimeve të fushës së blertë:

Ditët janë mjaft të gjata, por jemi të zënë. Ne argëtojmë fëmijët, luajmë me ta, i përkushtohemi kuzhinës… Jemi izoluar brenda shtëpisë, po luajmë krejtësisht në mbrojtje, si shumica e burrave italianë. Kur takohem me Ilarin gjatë ditës, e përshëndes duke i thënë: mbrëmje të mbarë, zonjë, a jeni mirë? Doni diçka?”

Nga të jetuarit së bashku me gruan dhe fëmijët në kushte karantine deri te zhytja në kujtimet e së kaluarës, Totti flet me zemër të hapur: “Momentet më të mira, të cilat i rikujtoj në këtë periudhë? Epo, me siguri fitorja e titullit me Romën dhe e Kupës së Botës me Italinë. Finishi i vitit 2006 ishte emocionues, sepse vija nga një dëmtim i keq, por me vendosmërinë dhe dëshirën mora atë që i kisha vendosur objektiv vetes.

Frika më e madhe, me të cilën jam përballur gjatë karrierës? Sigurisht, e të ndalurit *pensionimit) së luajturi futboll. Por, arrita ta kthej faqen falë ndihmës së familjes, fëmijëve të mi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit