Totti: Vetëm një klub më ka tërhequr përveç Roma-s

9 Tetor 2021
20:21
Denis Hakanaj
back button

“Unë kam filluar të luaj në kohë të ndryshme, në një futboll ndryshe, të bërë nga pasioni dhe dashurisë për tifozët”.

Këto kanë qenë fjalët e Francesco Totti-t në një intervistë të thënë për The Guardian.

“Kam luajtur gjithmonë te skuadra e zemrës? Ka qenë më e lehtë për mua të bëja një zgjedhje të tillë. Të bësh një krahasim mes kohëve të mia dhe kohëve të sotme është e vështirë. Sot është më shumë biznes. Shkon aty ku mund të bësh më shumë para”.

Ish-kapiteni i Roma-s ka zbuluar se ka ëndërruar të luajë vetëm me një skuadër tjetër përveç verdhekuqve.

“Milan ka qenë klubi i vetëm për të cilin kam patur fantazi të luaj. Por vendimet janë marrë gjithmonë nga unë. Me Real Madrid ka patur disa ditë gjatë të cilave kam qenë me një këmbë atje dhe një këtu, por zgjedhja për të qëndruar te Roma është bërë me zemër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit