Totti zgjedh më të mirin e Inter-it dhe paralajmëron Juventus-in

8 Dhjetor 2019
18:00
Denis Hakanaj
back button

Francesco Totti, ish-kapiten dhe drejtues i Roma-s, ka qenë i pranishëm në San Siro për sfidën e verdhekuqve kundër Inter-it. Me rastin e evenimentit “Më shumë libra, më shumë liri”, ai ka folur për Sky Sport në lidhje me ndeshjen dhe cilësitë e skuadrës së Conte-s.

“Ka qenë një ndeshje shumë e bukur, Roma ka luajtur hapur dhe u ka marrë një pikë kryesueses. Kam thënë gjithmonë se Inter, Juve dhe Napoli janë një shkallë më lart. Mendoj se Napoli ka një skuadër shumë të mirë dhe një trajner shumë të mirë, kështu që mund të kthehet te fitoret”, ka thënë Totti.

“Juventus e shpërqendruar nga Champions-i? Po, mendoj se është objektivi kryesor për ata pas titujve të shumtë të fituar gjatë këtyre viteve në kampionat. Megjithatë, mendoj se Inter-i do t’i vërë në vështirësi këtë vit, është një skuadër që nuk dorëzohet me një trajner të madh, i cili kërkon të fitojë me çdo kusht. Po tregon se është vlera e shtuar e ekipit, por mendoj se Juventus do të shkelë gazin në momentin e duhur”.

“Conte mund të bëjë mirë dhe të luftojë deri në fund me Juventus-in. Është një trajner që motivon ekipin dhe klubin. Fatmirësisht, ai ka thënë atë që kam thënë edhe unë për Roma-n, duke konfirmuar fjalët e mia, duke parë se disa kanë thënë se nuk ishte e vërtetë”, ka përfunduar Totti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit