Tradhtia e bujshme: “Ka nënshkruar për katër vite më Barcelona-n”

26 Shtator 2022
11:25
Denis Hakanaj
back button

Marco Asensio dhe tradhtia e madhe. Sipas informacioneve që vijnë nga RAC1, Barcelona duket se ka nënshkruar një para-kontratë me sulmuesin e Real Madrid, i cili do të largohet në verë me kosto zero nga Bernabeu.

Dëshira e futbollistit, i cili duket se ka nënshkruar një kontratë të pasur katërvjeçare, është që të kthehet të ndihet protagonist edhe pse nuk është e sigurt që minutat e tij në Katalonjë të rriten, duke parë yjet e shumtë në repartin e sulmit të Barçës.

Mundo Deportivo raportoi javën e kaluar se menaxheri i spanjollit, Jorge Mendes, ka folur me Barcelona-n për një transferim të mundshëm me kosto zero verën e ardhshme.

“Të them të drejtën, nuk e di nëse ata kanë telefonuar”, kanë qenë fjalët e thëna nga Asensio para disa ditësh për radion spanjolle Cope kur është pyetur nëse ishte në dijeni të një interesimi të Barçës.

“Është folur për shumë klube të tjerë. Por është normale sepse në shtatë muaj, në fakt që nga janari, do të jem i lirë të flas me skuadra të tjera”.

Kontrata e Marco Asensio me Real Madrid skadon në fund të sezonit. Asensio ka shtuar se pas zërave për interesimin e Barçës ka marrë “mbi 200 mesazhe” nga miqtë e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit