Trae Young një përbindësh, Atlanta fiton finalen e parë ndaj Bucks

24 Qershor 2021
8:36
Telesport
back button

Surpriza në finalen e parë play off në Konferencën e Lindjes në NBA, ku Atlanta fitoi 116-113 në fushën e Milwaukee dhe udhëheq 1-0 serinë e takimeve mes tyre. Ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, me vendasit që arritën një fitore të merituar.

Trae Young ishte lider në fushë për Atlanta, autor i 48 pikëve e 11 asist, mbështetur nga Collins me 23 pikë e 15 rebound. Në kahun tjetër, Antetokounmpo realizoi 34 pikë e 12 rebound, ndërsa Holiday 33 pikë e 10 asist, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Konferenca e Lindjes – Finale Play off

Milwaukee – Atlanta, 113-116 (0-1)

Konferenca e Perëndimit –Finale Play off

Phoenix – Clippers, (2-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit