Tragjedi ajrore, vdesin dy notarët italianë

31 Maj 2020
19:45
Telesport

Një lajm shumë i hidhur për botën e sportit në Itali. Kjo, pasi dje, dy notarë të rinj të kombëtare azure kanë humbur jetën si pasojë e një avarie në aeroplanin e vogël që ata kishin marrë për të pilotuar në fundjavë, të nisur nga pista e një shkolle mësimore për pilotë në Nettuno.

Fabio Lombini sul podio con Filippo Megli e Filippo Magnini.

Viktimat, Fabio Lombini dhe Giole Rosetti ishin të dy notarë profesionistë dhe sapo kishin marrë edhe patentën e aeroplanit. Ata ishin duke pilotuar një aeroplan ultra të lehtë të markës P92S, që, sipas asaj që sqaruan burimet zyrtare të zjarrfikësve, ishte në pronësi të të atit të Rosetti-t.

Tragedia a Pomezia: ultraleggero si schianta a terra e prende ...

Aeroplani sapo është nisur ka pësuar një avari dhe ka rënë në tokë, duke shpërthyer dhe duke marrë flakë dje rreth orës 10.00 të mëngjesit. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e kotë, pasi askush nuk ka mundur t’I shpëtojë dy të rinjtë. Një ngjarje shumë e hidhur për sportin italian, por edhe për të gjithë sportin e notit. Dy viktimat ishin 22 dhe 23 vjeç.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit