Tragjedi në garat e motoçiklizmit, ndërron jetë piloti në “Tourist Trohpy”

5 Qershor 2019
14:25
Telesport
back button

Tragjedi në garën “Tourist Trohpy”, një turne i garës së motoçiklizmit, i cili zhvillohet çdo vit në rrugët qytetase të “Isle of Man”, në Britaninë e Madhe (distanca 60km). Në ditën e parë të garave për motored elektrikë, 27-vjeçari britanik Daley Mathison ndërroi jetë pas një aksidenti në xhiron e tretë.

Pas këtij aksidenti gara u ndërpre, teksa të gjithë, pilotët dhe organizatorët, u shprehën të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Kjo garë e “Tourist Trophy” konsiderohet si një nga garat më të rrezikshme të sportit të motoçiklizmit në botë.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë turne ndodhin incidente të tilla me pasojë vdekjen e pilotëve. Edhe pse Mathison ishte një pilot me përvojë, pasi kishte garuar në këtë turne 19 herë në karrierën e tij (3 herë është ngjitur në podium), nuk arriti t’i mbijetojë aksidentit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit