Tragjedi në rally Dakar, ndërron jetë motoçiklisti francez

15 Janar 2021
12:25
Telesport
back button

Ka ndërruar jetë gjatë transferimit me avion për në Francë, për në spitalit e Lion, motoçiklisti francez Pierre Cherpin. Ai kishte pësuar një dëmtim të rëndë në kokë më 10 janar, kur ishte rrëzuar, në etapën e shtatë të edicionit 2021 të rally Dakar.

Lajmin e konfirmuan organizatorët e eventit. “Chapin ndërroi jetë teksa po transportohej me avion nga Jeddah në Lion, si pasojë e dëmtimeve të pësuara nga rrëzimi që pësoi më 10 janar, në etapën e 7-të Hail-Sakaka”, thuhet në komunikatë.

Cherpin, pilot i skuadrës Husqvarna, garonte në kategorinë Original by Motul. Ai u rrëzua në kilometrin 178 dhe si pasojë e dëmtimeve humbi menjëherë ndjenjat. U transportua me urgjencë në spitalin e Sakaka me helikopter, ku u operua.

Fillimisht qëndroi në koma të detyruar dhe u duk sikur gjendja e tij shëndetësore u stabilizua. Por disa komplikacione që erdhën si pasojë e dëmtimeve të marra në pjesë të tjera të trupit rezultuan fatale për pilotin 52-vjeçar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit