TRAGJEDI NË REGBI: Shuhet ylli i “All Blacks” vetëm 25 vjeç! “Na theve zemrën…”

18 Tetor 2021
16:01
Telesport
back button

Dite zie per “All Blacks” dhe të gjithë botën e regbi: Sean Wainui, lojtari i krahut – 25 vjeç – dhe ylli në rritje i ekipit kombëtar të Zelandës së Re, ka mbetur i vdekur, viktimë e një aksidenti automobilistik pranë Tauranga.

Wainui lë pas tij gruan e tij Paige dhe dy fëmijë. Shoku i skuadrës dhe kapiteni i Blacks, Brad Weber, shkruajti në Twitter:

“Nuk gjej fjalë për të shprehur dhimbjen që ndjej. Sean nuk e meritonte. Dita e parë do të jetë e dhimbshme të hyjme në qendrën stërvitore dhe të mos e shohim aty. RIP vëlla”.

Ndërsa All Blacks shprehën ngushëllimet e tyre: “Ne jemi me zemër te thyer. Sean, ti ishe një frymëzim dhe nuk do të harrohesh kurrë”.

Ata humbasin një nga lojtarët më përfaqësues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit