Tragjedia e Dwamena trondit botën e futbollit, reagojnë mediat europiane

11 Nëntor 2023
16:27
Denis Hakanaj
back button

Ndarja e papritur nga jeta e Raphael Dwamena, lojtari i Egnatias, ka tronditur futbollin tonë dhe jo vetëm.

Në fakt, tragjedia e ndodhur sot gjatë ndeshjes me Partizanin është mbuluar edhe nga mediat sportive europiane:

“Sky Sport”: Raphael Dwamena ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare pas kolapsit në fushë, shënoi kundër Interit në verë.

“Tuttomercatoweb”: Tragjedi në fushë në Shqipëri, ndahet nga jeta ganezi Raphael Dwamena.

“Blick”: Ish futbollisti i Zurich, Raphael Duamena, vdes në mënyrë tragjike.

“Marca”: Raphael Dwamena, ish-lojtar i Zaragoza-s dhe Levante-s, humb jetën pasi pëson kolaps në një ndeshje në  Shqipëri.

“Kleine Zeitung”: Rafael Dwamena humb jetën pas kolapsit në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit