Tragjedia, rekordmenia e botës gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

13 Tetor 2021
15:31
Gentian Spiri

Atletja keniane Agnes Tirop, rekordmene e botës në garën e 10km, është gjetur pa jetë në shtëpinë 4e saj, në Iten (Kenia), që është edhe një qendër e njohur stërvitore. Muajin e kaluar, atletja 25-vjeçare vendosi rekordin në garën e 10km ecje në rrugë në Gjermani (30’01”).

Tirop është gjithashtu fituese e medaljes së bronztë në botërorin e fundit (2019) në garën e 10 mijë metrave, ndërsa në “Tokio 2020”, ajo u rendit e katërta në garën e 5000 metrave. Polica keniane po heton për këtë ngjarje të papritur, që tronditi sportin e atletikës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit