Tragjike: Heroi i Senegalit të famshëm humb jetën në moshë të re

29 Nëntor 2020
22:05
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm i keq për botën e futbollit, pasi shuhet Papa Bouba Diop. Ish-mesfushori i Senegalit të famshëm mbylli sytë përgjithmonë në moshën 42-vjeçare. Ai vuante prej kohësh prej një sëmundje të rëndë dhe nuk ia doli mbanë të fitonte ndeshjen e tij më të rëndësishme.

Diop ishte një nga më të dalluarit në botërorin e 2002. Senegali fitoi në ndeshjen hapëse kundër Francës me rezultatin 1-0 dhe ishte Diop që shënoi golin e vetëm të sfidës. Senegali shkoi deri në çerekfinale dhe me kontributin e madh të lojtarit.

Diop luajti gjatë karrierës së tij me klube si Grasshopers, Lens, Fulham, Portsmouth, AEK Athinë dhe West Ham, ndërsa me kombëtaren e tij shënoi 11 gola në 63 ndeshje të zhvilluara.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit