Trajner bullgar për Vllazninë, kandidati për stolin inspektim në Shkodër

20 Maj 2019
17:43
Telesport
back button

Bullgari Nikolai Gospodinov pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë në basketboll për mershkuj. Ai ka qenë paraditen e sotme në Shkodër, ku është takuar me drejtues të klubit shkodran, për të diskutuar për mundësinë e drejtimit të Vllaznisë sezonin e ardhshmë sportiv.

Sipas një informacioni të bërë publik nga ekipi shkodran, trajneri Gospodinov ka takuar presidentin e skuadrës Alban Xhaferi si dhe drejtues të tjetrë të klubit. Ata kanë njohur trajnerin bullgar me infrastrukturën dhe më pas është diskutuar në lidhje me mundësinë e ndërtimit të një ekipi pretendent për titull sezonin tjetër.

Trajneri bullgar para se të vendosë nëse do të pranojë detyrën e teknikut do të zhvillojë edhe një seancë stërvitore me ekipin e Vllaznisë. Kjo stërvitje do të bëhet me grupin aktual të lojtarëve, të gjithë shkodranë. Ndërkohë që, do të shihet mundësia e përforcimit të skuadrës me elementë të huaj gjatë merkatos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit