Trajnerët më të paguar në Premier League, edhe Lampard krah “bosëve”

4 Korrik 2019
16:08
back button

Frank Lampard u rikthye tek Chelsea, këtë herë në rolin e trajnerit, ku firmosi kontratë për tre vitet e ardhshme.

Informacionet e para theksojnë se paga e ish-mesfushorit do të ishte 4 milionë sterlina, mirëpo “SportBible” ka zbuluar se paga e tij do të kapë shifrat e 5 milionë sterlinave.

Me këto shifra Lampard renditet në vend të 8-të, si trajneri më i paguar në Premier League. Natyrisht mbetet larg Pep Guardiola, që merr 20 mln sterlina.

Diferenca nga vendi i parë në të dytin është tepër e madhe, pasi pas spanjollit vjen Pochettino me 8.5 milionë sterlina pagë dhe më pas Solskjaer e Klopp me 7.5 mln sterlina. Pellegrini i West Ham ndjek me 7 milionë dhe Hasenhuttl e Emery me nga 6 milionë secili.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit