Trajneri i Bayernit flet troç, kritikon publikisht Sane

28 Nëntor 2020
10:32
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, dëshiron të shohë më shumë nga Leroy Sane, por tha se sulmuesit i duhej kohë. Që nga bashkimi me bavarezët, ardhur prej Manchester City për 45 milionë € në fillim të këtij viti, Sane ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste në nëntë ndeshje. Ai humbi pothuajse të gjithë sezonin e kaluar me “qytetarët”, pasi pësoi një dëmtim të rëndë.

Ndërsa Flick është i etur që Sane të përmirësohet, ai gjithashtu shfaqet i durueshëm me 24-vjeçarin, pas dëmtimit të tij: “Ai është 100 për qind i aftë. Efikasiteti i tij është i madh. Por, si lojtarët e tjerë, e humbi pa nevojë topin dy herë kundër Salzburgut dhe në disa raste nuk duluftoi sa duhet një kundër një. Ka arsye për këtë, ne biseduam. Ai do të përpiqet të bëjë më mirë herën tjetër.

Kur hyn në fushë, ai krijon një dinamikë të caktuar në ekip, e rrit lojën. Kjo është ajo që e bën atë të dallohet, sepse ka vërtet cilësi. Është e qartë se ende ka nevojë për kohë, pas një dëmtimi të gjatë, dhe do ta marrë atë kohë. Sane po punon shumë në stërvitje. Ne jemi të kënaqur me të, por është e rëndësishme që kur ta fillojë një lojë, të japë 100 për qind. Ne po punojmë për këtë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit