Trajneri i Brazilit kërkon këshilla nga Ancelotti për Vinicius: Ai është si Neymar i vitit 2014…

28 Qershor 2022
15:52
Alfred Lleshi
back button

Vinicius Junior është futbollisti brazilian më i vlefshëm sot në botë. Kampioni i La Liga-s dhe Champions League me Real Madridin ka ndikim të madh edhe në kombëtaren e tij. Ai është shumë i rëndësishëm për formacionin e trajnerit Tite, aq më tepër në një vit Botërori (Katar 2022). Tite, trajneri i “Canarinha”, e vlerëson shumë dhe e tregon këtë sa herë që mundet.

Në një bisedë për podcastin “Sexta Estrela”, Tite ka analizuar pozicionin e Neymar në skemën e tij: “Ai nuk është një problem, por zgjidhja për ne. Njerëzit thonë se do të bëjë më shumë gabime duke luajtur atje.

Pozicioni e shtyn të bëjë më shumë gabime, sepse gjithçka që bën në mënyrë krijuese atje do të jetë vendimtare. Ai do të bëjë më shumë gabime, po, sepse ndikon aftësia krijuese dhe vendi ku pozicionohet”.

Ai zbuloi një bisedë me Vinicius, në stërvitjen e plotë të Brazilit, në mënyrë që grupi të kuptonte se çfarë kërkonte: “Ne ishim në stërvitje, i thashë Vinit: Ti je Neymar i vitit 2014. Neymar i Barcelonës dhe i kombëtares në atë kohë luante në krah, ndërsa sot është në qendër”.

Tite pranoi për “MARCA” se i kishte kërkuar këshilla Ancelottit në mënyrë që Vinicius të mund të luante me Brazilin sit e Real Madridi: “Pjekuria e tij në Madrid zgjati dy vite, në kombëtare është shumë më i shpejtë.

Kam kërkuar këshilla nga Ancelotti se çfarë mund të bëjmë, çfarë funksionesh taktike kryen në Madrid për ta ndihmuar kombëtaren tonë. Duam që Vinicius të luajë si te Real Madridi edhe në kombëtare. Folëm për situatat sulmuese që i dhanë liri krijuese. Është një gjë e bukur dhe transparente nga dy trajnerë që duan më të mirën e futbollistit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit