Trajneri i Federer zbulon datën e rikthimit në fushë të tenistit zviceran

21 Tetor 2020
9:43
Telesport
back button

Severin Luthi, trajneri historik i tenistit Roger Federer, në një intervistë për “Blick” tha se numri 4 në botë do të jetë gati për grand slam të Australian Open.

Sa më shumë kohë kalon dhe ne presim aq më shumë gjëra dimë edhe për të ardhmen. Nëse turneu i Australian Open do të zhvillohet normalisht, atëherë Roger do të jetë i pranishëm”, tha Luthi.

Duke folur për përgatitjen e Federer dhe gjendjen e tij, ai shprehet:

Deri më tani çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit. Federer nuk është ende në 100% të formës. Tenisi po nis të zërë gradualisht shumicën e kohës së fazës së rikthimit në fushë. Herë pas here Roger kthehet në fushë. Gjithsesi, turneu është ende shumë larg, nuk duam të nxitohemi”, tha Luthi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit