Trajneri i Flamurtarit, Sadedini: Kryetari i Bashkisë nuk na rri aspak afër!

23 Tetor 2019
18:21
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini, ka folur pas humbjes me Vllazninë 1-3. Ai duket i dorëzuar dhe mjaft i zhgënjyer pas humbjes, por ka fjalë vetëm të mira për ekipin e tij.   

Situata – “Nuk është asgjë normale. Po punojmë dhe mundohemi, por këto janë kushtet tona”. 

Ndeshja e radhës – “Po mundohemi të punojmë, shpresojmë të marrim pikë”. 

Merkatoja e janarit – “Kjo gjë u përket lojtarëve. Nuk kam asgjë tjetër përveç fjalëve të mira. Ekipi po tregohet profesionist dhe po mundohemi të rritemi, shpresoj që lojtarët të rrijnë në Vlorë”. 

Kryetari i Bashkisë – “Kemi njohje të largët me Kryetarin, por nuk është as tifoz, asgjë. Nuk vjen as në stadium dhe nuk kemi aspak mbështetje”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit