Trajneri i Holandës me urgjencë në spital, Koeman reagon për herë të parë

7 Maj 2020
19:55
Eraldo Harlicaj

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, u shtrua me urgjencë në spital ditën e diel. Ai pati dhimbje të mëdha në krahahor që e detyruan të shtrohej me urgjencë në spital. Gjendja e tij ishte e rënduar, por fatmirësisht ia ka dalë të kalojë këtë situatë të vështirë.

Koeman bëri një postim në Twitter ku shkruan se është mirë dhe tashmë është shëruar. Tekniku i Holandës pranon se ka kaluar vërtetë një moment shumë të vështirë për të dhe familjen e tij.

“Ishte një goditje e rëndë për mua dhe familjen time. Doktorët më ndihmuan dhe më shërbyen shumë mirë dhe u jam shumë mirënjohës. Shumë njerëz u vunë në lëvizje për mua dhe kjo më dha emocione të mira.

“Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet e mira, nga njerëz që i njoh, por sidomos nga ata që nuk i njoh. Momentalisht jam mirë dhe e kam kaluar me sukses. Do të vazhdoj punën time me shumë dëshirë sapo të kemi mundësi të futemi sërish në fushë”, – shkruajti ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit