Trajneri i Italisë ia thotë hapur lojtarit të Kombëtares: Largohu nga Premier League!

23 Mars 2020
15:32
back button

Ardhja e Frank Lampard te Chelsea i ka ndryshuar shumë Blutë këtë sezon. Shumë lojtarë që deri në sezonin e shkuar ishin titullarë, tashmë nuk preferohen nga anglezi dhe njëri prej tyre është edhe Emerson Palmieri.

Mbrojtësi, i cili është grumbulluar rregullisht edhe nga Italia, prej disa kohësh është kthyer në lojtar stoli dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak edhe trajnerit të Kombëtares axurre, Roberto Mancini. Ky i fundit në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka folur hapur dhe ka këshilluar Emerson që të largohet nga Premier League e të kthehet në Itali.

“Mund të marr shembullin e Emerson, i cili nuk po luan shumë te Chelsea. Do të ishte mirë që ai të largohej nga Premier League dhe të vinte të luante në Itali”, është shprehur trajneri Mancini.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit