Trajneri i Juves pezullohet për blasfemi

19 Shtator 2019
18:55
back button

Trajneri i U-23 te Juventusit Fabio Pecchia është pezulluar për tre ndeshje në Serie C pasi ka ofenduar arbitrin me fraza blasfemuese.

Ish-asistenti i trajnerit te Newcastle dhe Napoli, për të mos harruar që ka qenë trajneri i Veronës, ka humbur toruan gjatë fitores ndaj Arezzo-s.

Në një deklaratë për shtyp të Komisionit të Disiplinës, konfirmohet se Pecchia ka ofenduar arbitrin me fraza blasfemuese gjatë shkëmbimit të fjalëve.

Në gjuhën italiane, frazat blasfemuese përfaqësojnë ofendimin më të rëndë. Juventus U-23 ka marrë vetëm katër pikë në katër ndeshjet e para të Serie C.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit