Trajneri i Milanit mbron Donnarumma dhe gëzon tifozët mbi Leao-Theo Hernandez!

14 Korrik 2020
15:45
Telesport
back button

Theo Hernandez, Leo dhe Donnarumma… Pioli flet për të gjithë, duke analizuar paraqitjet, defektet dhe mundësitë e rritjes.

Theo –  “Performanca e tij është konstante. Për fizikun e tij, rritet gjatë lojës. Në Napoli ai pati një kundërshtar të vështirë si Callejon, por ishte shumë i kujdesshëm. Zhvilloi një paraqitje që trajnerëve u pëlqen. Shënoi, por  bëri mirë edhe fazën mbrojtëse ku është përmirësuar shumë. Mund të bëhet një nga mbrojtësit e krahut më të mirë dhe të plotë në botë”.

Il record di Theo | DAILY MILAN

Leao – “Po rritet shumë, ka një potencial të jashtëzakonshëm, por ai ende mund të rritet shumë. Më pëlqen qëndrimi. Kam shumë zgjidhje përpara. Leao është një sulmues krahu ose i dytë. Gjëja e rëndësishme është që të vazhdojë kështu, do të shohim Leaon e vërtetë vitin e ardhshëm. Një i ri që vjen nga jashtë është normale që duhet të përshtatet”.

Donnarumma – “Kritika pas ndeshjes me Napolin? Gigio ka një ekuilibër të madh. Nuk goditet pas kritikave dhe nuk lartësohet kur gjërat po shkojnë mirë. Për mua, nuk ka asnjë faj te golat e Napolit. Performanca e tij është shumë e lartë. Po përmirësohet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit