Trajneri i njohur italian kandidati kryesor për stolin e skuadrës së Celtic

15 Maj 2019
19:34
Telesport
back button

Pasi deklaroi se do të largohej nga detyra e trajnerit të Romës në fund të këtij sezoni, 67-vjeçari Claudio Ranieri mund të transferohet në Skoci sezonin tjetër. E përditshmja “The Scotish Sun” deklaron se trajneri italian është kandidati kryesor për të drejtuar ekipin legjendar të Celtic.

Klubi ende nuk ka vendosur nëse do t’i rinovojë kontratën trajnerin aktual Neil Lennon, që erdhi në mes të këtij sezoni (zëvendësoi Brendan Rodgers). Gjithsesi, gjasat janë që një trajner i ri të drejtojë skuadrën dhe Ranieri është një kandidaturë e preferuar nga klubi.

Pak kohë më parë u përfol se kandidat ishte edhe portugezi Jose Mourinho, por kjo alternativë u venit shpejt. Kandidatë të tjerë për stolin e Celtics janë edhe Bilic e Blanc. Ranieri ka drejtuar më parë në Angli, ku bëri edhe mrekullinë me Leicester, ku u shpall kampion në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit