Trajneri i Parma-s paralajmëron Juven, i kujton 8 minutat e sezonit të kaluar

18 Gusht 2019
13:53
Denis Hakanaj
back button

Juventus do ta nisë sezonin e ri të Serisë A në fushën e Parma-s. Verdheblutë, pas fitores së arritur në Kupën e Italisë kundër Venezi-as, janë gati për kampionët e Italisë.

“Jam shumë i kënaqur nga paraqitja që kemi bërë, por mund të përmirësohemi”, ka thënë trajneri i Parma-s, Roberto D’Aversa. “A do të arrijmë të luajmë njësoj edhe kundër Juventus-it? Mbaj mend se sezonin e kaluar kemi rikuperuar ndeshjen në tetë minuta”.

“Varet nga mënyra si interpreton momente të caktuara të ndeshjes, por është e qartë se duhet të luajmë të bashkuar, sepse Juventus është një skuadër e rëndësishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit