Trajneri lë Partizanin dhe kombëtaren kuqezi, do të drejtojë në Amerikë

14 Korrik 2019
13:43
Telesport
back button

Trajneri i ekipit të Partizanit në volejboll për femra, Roland Tarja, do të trajnojë në Amerikë sezonin e ardhshëm, duke u larguar nga kampionët e Shqipërisë. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri, në një postim në faqen e tij në “Facebook”. Ai është trajneri i ri i ekipit kalifornian të Forza1.

Jam i lumtur që do të nisë një udhëtim të ri me familjen time, në tokën e premtuar dhe të mundësive të mëdha. I jam mirënjohur ekipit të Forza1, që më dha mundësinë të punoj me ta. Na pret një vit i madh së bashku”, shkruan Tarja.

Në këtë ekip ka luajtur më parë volejbollistja e ekipit kombëtar Cindy Marina. Ndërkohë, drejtuesit e Forza1 konfirmojnë transferimin, duke vlerësuar përvojën e Tares, si te Partizani ashtu dhe tek ekipi kombëtar.

Mirëpresim trajnerin tonë të ri, Roland Tarja. Së fundi ka drejtuar ekipin kombëtar shqiptar (U-19) dhe ka fituar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë me Partizanin. Jemi krenarë ta kemi pjesë të stafit tonë”, shkruan skuadra e Forza1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit