Emery dorëzohet: S’kemi para!

21 Janar 2019
20:21
Telesport
back button

Trajneri i skuadrës së Arsenal, Unai Emery, është i shqetësuar se drejtuesit nuk po bëjnë asnjë lëvizje në merkaton e janarit për të përforcuar ekipin. Sipas spanjollit, klubit i duhet të gjejë parà që të zhbllokojë merkaton, në të kundërt nuk do të ketë asnjë blerje. “Jemi kthyer në një ekip që presim të shesim ndonjë lojtar për të sjellë një tjetër”, tha Emery.

Trajneri spanjoll i referohet faktit se vetëm largimi i Mesut Ozil apo ndonjë futbollisti tjetër do të sillte ndryshime në skuadër dhe duket se Emery nuk ka luksin financiar që ka patur Wenger. “Unë shoh skuadrat e tjera që shpenzojnë shumë, si gjatë verës ashtu dhe gjatë janarit. Nëse duhet të rivalizojmë me ata duhet të afrojmë edhe ne lojtarë të rinj”, u shpreh Emery.

Trajneri i skuadrës së Arsenal, Unai Emery

Më duket se jemi kthyer në një ekip me vetëfinancim, kjo është qesharake. Na duhet t’i gjejmë diku paratë që na duhen për të blerë paratë, jo vetëm të presim shitjet. Kjo është një situatë që nuk më pëlqen, pasi rrezikojmë të mos kapim dot vendin e katërt. Nëse duam të luftojmë me më të mirët, duke të veprojmë si ata”, deklaroi Unai Emery.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit