Trajneri i Premier: Nuk kam më shumë kohë në dispozicion…

14 Nëntor 2019
12:26
Telesport
back button

Trajneri argjentinas Mauricio Pochettino beson se ai nuk do të ketë kohën e mjaftueshme për të rindërtuar skuadrën e Tottenham, pas zhgënjimeve të shpeshta këtë sezon. Ai shprehet se ky do të jetë një vit tranzicioni për Spurs, që vjet shkuan deri në finalen e Champions League. Rezultatet e fundit konfirmojnë momentin e vështirë që skuadra londineze po kalon, duke qenë shumë larg rivalëve për titull në Premier League (vendi i 12-të, 11 pikë pas vendit të katërt).

Trajneri argjentinas Mauricio Pochettino

Kemi nevojë të gjejmë balancat e duhura. Po ndërtojmë nga e para një ekip të ri, që njëkohësisht luan në Champions dhe Premier League. Kjo është një situatë e vështirë dhe këto rezultate me luhatje mund të jenë të shpeshta edhe pse pritshmëritë janë të larta. Jemi ende në ndërtim e sipër, por nuk e di nëse do të kemi kohë që ta çojmë deri në fund atë që kemi nisur. Jam disi i zhgënjyer, por unë shpresoj që skuadra do të rinisë shpejt të gjejë ritmin e duhur “, u shpreh Pochettino

Lajme të tjera

Lajmet e fundit