Trajneri i PSG ka komunikuar emrin e futbollistit që do të luajë në vend të argjentinasit të dëmtuar

8 Nëntor 2019
21:00
back button

“Cavani është i zhgënjyer sepse është mësuar ta nisë gjithmonë nga fillimi. Ka qëndruar shumë javë në pankinë dhe nuk mund të jetë i kënaqur. Gjithsesi, nesër duhet të luajë nga minuta e parë”, deklaroi trajneri gjerman i PSG.

Në fakt sulmuesi uruguaian nuk luan si titullar që nga muaji gusht, edhe për shkak se është detyruar të qëndrojë ndalur për një kohë të gjatë në këtë fillim sezoni, i kufizuar nga një dëmtim i rëndë, e për rrjedhojë edhe për vonesë në kapjen e formës dhe të ritmit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit