Trajneri i PSG “shpall” fituesin e “Topit të Artë”, ja podiumi sipas tij

14 Tetor 2021
11:05
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i PSG, Pochettino, duke folur për mediat spanjolle, ka bërë edhe një renditje të tij për “Topin e Artë”: “A e meriton Messi? Edhe nëse nuk e stërvit atë, pa dyshim. Unë do të vendosja Lewandowskin në vendin e dytë dhe në vendin e tretë Cristiano Ronaldo, i cili është mbresëlënës për mentalitetin, pasionin dhe dashurinë e tij për futbollin”.

Duke folur për ardhjen e bujshme të gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” te PSG, trajneri argjentinas shtoi: “Leonardo më telefonoi dhe më tha: Ekziston mundësia për të marrë Messin, të pëlqen apo jo? Mendova se po bënte shaka… Çdo natë më telefononte për të më informuar mbi situatën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit