ZYRTARE: Vllaznia prezanton trajnerin e ri, ja premtimi i tij!

19 Korrik 2019
15:23
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia ka prezantuar trajnerin e ri Mirsad Jonuz. Maqedonasi ishte sot në Shkodër dhe u prezantua nga administratori Suad Lici. Numri një i stolit ka folur në prezantimin e tij dhe shpreson se do të bëjë mirë në krye të kuqebluve. 

"Më bindi emri i Vllaznisë. Dua të njoh ekipin dhe të filloj sa më shpejt nga puna. Mendoj se mund të bëj gjëra të mira, por të gjitha do t'ia lëmë fushës", – tha tekniku i ri i kuqebluve. 

Administratori Suad Lici ka folur në prezantimin e trajnerit të ri. "Zgjodha Jonuzin, pasi është një emër i njohur dhe e pëlqeu projektin tonë. Duam të bëjmë një sezon ndryshe nga ata të mëparshmit", – u shpreh trajneri i ri.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit